fbpx

Deputetja e VV-së pas videos së publikuar nga LDK: Lumiri tërthorazi po dëshiron të hyjë në koalicion me VV-në

nga Revista Kosovarja

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas videos së LDK-së duke thënë se kjo gjë treogn në mënyrë të tërthortë se Kryetari i LDK-së dëshiron të hyjë në koalicion me VV-në.

Por, sipas Mulhaxha-Kollçakut “ka ikur ky tren”.

“Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi”, ka shkruar deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes Forumit të Rinisë sot i është kundërpërgjigjur videove të fundit propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë video të Forumit të Rinisë së LDK, të cilën e ka postuar edhe Kryetari i ri i këtij Forumi, Paris Guri, LDK e bën përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për rritjen e çmimeve.

Për më shumë shiheni videon e postuar nga Kryetari i FRLDK dhe anëtari i Kryesisë, Paris Guri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]