fbpx

Dërgohet në mbajtje banorja e “It’s my home”, Policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës e ka konfirmua arrestimin e konkurrentes së “It’s my home”, Teuta Llumnicës, e cila dyshohet për sulm ndaj një polici, raporton Express.

Arrestimin e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, pas intervistimit e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Sot rreth orës 00:25, në stacionin policor jugu është iniciuar një rast Sulm ndaj personit zyrtar. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër T.L, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]