fbpx

Detaje të reja ekskluzive për krimin në Runik, 39 vjeçari u vra para babait, la pas tre fëmijë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje kriminale na tronditur Runikun e Skënderajit në orët e para të mëngjesit.

Në lokalin e muzikës së natës i njohur si “3 Vëllezërit” në Runik një person u vra dhe tre të tjerë janë plagosur nga persona të maskuar.

39 vjeçari ngq Padalishta, Nexhmedin Loshi u vra me automatik në lokalin e tij. Viktima u vra në praninë e babait të tij, Alush Loshit. Viktima la pas vetes gruan dhe tre fëmijët. Njëri nga të plagosurit është mërgimtar nga Zvicra ndërsa vije nga fshati Çitak i Skënderajit.

Njëri nga të pranishmit ka thënë për Indeksonline se viktima Nexhmedin Loshi ka qenë tek dera e lokalit ndërsa të maskuarit kanë gjuajtur me breshëri plumbash në drejtim të personave të pranishëm në lokal. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast kriminal.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]