fbpx

“Dhëndri” i Kosovës e uron Vjosa Osmanin për postin e presidentes

nga Revista Kosovarja

I dashuri i Dua Lipës i është gëzuar zgjedhjes së presidentes së re.

Anwar Hadid ka publikuar një postim në storien e tij në Instagram derisa shkruan se Kosova ka zgjedhur 38 vjeçaren për presidente.

Ai nuk ka shkruar ndonjë mbishkrim por vetëm se e ka postuar mazhin në Instagramin e tij. Sidoqoftë kjo është një mbështetje shumë e madhe nga modeli i njohur pasi shumë njerëz e ndjekin në rrjete sociale dhe fal tij mund ta njohin edhe Kosovën.

Ndryshe, Anwar ka muaj që është në lidhje dashurie me Dua Lipën dhe dyshja pothuajse shumicën e kohës e kalojnë së bashku dhe janë të pandashëm.

Rikujtojmë se, Anwar Hadid është vëllai i motrave modele Bella dhe Gigi Hadid.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]