fbpx

DiCaprio për Papa Françeskun: Ishte udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm i kohës sonë

nga Revista Kosovarja

Aktori i Hollywood-it Leonardo DiCaprio i ka bërë një nderim emocional Papa Françeskut pasi Vatikani njoftoi lajmin për vdekjen e tij ditën e djeshme.

DiCaprio ndau foto të tij dhe Papa Françeskut në mediat sociale me mesazhin: “Papa Françesku ishte një lider që solli ndryshime të mëdha – jo vetëm për kishën katolike, por edhe për reformën mjedisore dhe aktivizmin mjedisor. Ai demonstroi një përkushtim të thellë dhe të palëkundur për kujdesin ndaj mjedisit, më së shumti përmes enciklikës së tij historike të vitit 2015, Laudato Si’”, shkroi ai.

Të dytë u takuan nëntë vjet më parë dhe DiCaprio thotë se e kujton me dashuri atë takim.

Aktori vazhdoi: “Ky dokument i fuqishëm ishte një thirrje e qartë për një ndryshim thelbësor në marrëdhëniet tona me planetin tonë. Duke theksuar ndërlidhjen e gjithë jetës, Papa Françesku u bëri thirrje individëve, komuniteteve, institucioneve dhe liderëve botërorë të bashkohen në kujdesin për shtëpinë tonë të përbashkët.

Fjalët e tij nxitën vrullin përpara konferencës globale të klimës COP21, e cila përfundimisht kontribuoi në përfundimin e Marrëveshjes së Parisit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]