fbpx

“Diell dashurie që ngroh zemrat tona”, Geraldina feston 4 vjetorin, ja urimi i ëmbël i Elias

nga Revista Kosovarja

Princesha Geraldinë feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i veçantë nga nëna e saj, Elia Zaharia.

Për këtë 4-vjetor Elia Zaharia zgjodhi që të ndante me ndjekësit e saj në Instagram foto familjare të Princeshë Geraldinës me gjyshin, gjyshen dhe dajën Amos.

Krahas fotoalbumit Elia ka bërë një dedikim të veçantë për të bijën.

“Sot dielli i jetës time feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mami i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes.

Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jotë e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldinë!”, shkruan Elia Zaharia në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]