fbpx

Digjen dy kamionë në veri të cilët ishin vendosur si barrikada

nga Revista Kosovarja

Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërshi i Dudës”.

Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.

Ekipi i T7 po qëndron në Veriun e Kosovës dhe do të raportojë për të gjitha zhvillimet atje.

E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes. /Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]