fbpx

Digjen pesë shtëpi në një fshat të Podujevës, intervenon Policia dhe Zjarrfikësit

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë, në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, disa shtëpi të pabanuara janë përfshirë nga zjarri. Sinjali mëson se rasti u denoncua në Polici nga një qytetar, i cili njoftoi se pesë shtëpi ishte duke u djegur në këtë fshat.

Me t’u raportuar rasti, njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku shihej se shtëpisë që u përfshinë nga flakët po shfrytëzoheshin për ushqim të bagëtive.

Ende nuk dihet shkaktari pse zjarri kaploi këto shtëpi, derisa njësitë përkatëse kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin dhe të mos rrezikohen banorët përreth.

Dëmi që është shkaktuar nga ky zjarr, sipas burimeve të Sinjalit, akoma s’është bërë i ditur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]