fbpx

Digjet fabrika e plastikës në Obiliq

nga Revista Kosovarja

Fabrika e plastikës e cila gjendet në Obiliq është përfshirë nga zjarri.

Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në adresë të Telegrafit shihet se nga ndërtesa e kësaj fabrikë po del tym i zi.

Siç raportohet policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë quar në djegien e kësaj fabrike dhe as a ka persona të lënduar. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje nga ana e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]