fbpx

Dikur çift, artistët shqiptarë bëhen “bashkë” dhe ndajnë të njëjtën skenë

nga Revista Kosovarja

Ronela Hajati për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjalët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë. Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.

Por vera duket se do të bëjë bashkë ish-çiftin. Mbrëmjen e djeshme ata kanë ndarë të njëjtën skenë duke performuar në një nga klubet e reja të natës në Prishtinë.

Ronela bëri repost një postim ku lajmërohej mbrëmja dhe shiheshin bashkë me Zerkën por në postimet nga performancat nuk e ka publikuar askund. Nga ana tjetër, këngëtari paralajmëroi me një foto ku shihet vetëm ai dhe nuk përmend që do të jetë edhe Ronela.

Edhe pse Ronela ka pranuar se është e lumtur dhe beqare, ngacmimet ndaj saj për Young Zerkën nuk kanë fund. Më herët, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Soiree” për të folur për albumin e ri “Rron-Ela”, ku nuk munguan as pyetjet me spec në lidhje me Zerkën. Nga përgjigjet e saj, Ronela la të kupohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund një herë e mirë dhe se ajo e ka harruar përgjithmonë ish-in.

Rea Nuhu: Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje sepse…?

Ronela Hajati: Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye.

Rea Nuhu: Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?

Ronela Hajati: Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim është e përjetshme.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]