127
Në Prishtinë, më konkretisht në Lagjen e Spitalit, disa persona janë xhiruar duke hedhur mbeturina nga kate të larta.
Në adresë të Gazetës Online Reporteri, ka mbërritur një video nga rruga “Malush Kosova” në këtë lagje, ku dy të rinj shihen duke hedhur mbeturina në kontenjerë. Por, ata po hedhin mbeturina duke i gjuajtur nga kati i 7-të i një ndërtese.