fbpx

Disa kilometra kolona në pikat kufitare, publikohet video

nga Revista Kosovarja

Pas mbylljes së kufirit në Bërnjak dhe Jarinjë, matanë kufirit, në Serbi, shihen duke pritur qindra automjete me targa të shteteve evropiane.

Dy pikat kufitare në veri të Kosovës, ajo e Jarinjës de e Bërnjakut janë mbyllur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Mediumi serb në Kosovë “KosovoOnline” ka publikuar pamje, ku shihet kolonë e gjatë e veturave që kanë mbetur në kufi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për cështjen e njohjes së dokumenteve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]