fbpx

Disa lëvizje për të evituar bakteret në kuzhinë

nga Revista Kosovarja

Mikrobet, myku e bakteret, kur vjen puna te ushqimi, kanë gjithmonë të njëjtat shije dhe shfaqen gjithandej.

Zhvillohen te mishi, frutat, peshku e vezët. Duhet të dini që shpesh, jemi pikërisht ne që i ftojmë në tryeze e jemi po ne që, përmes disa trukesh, mund t’i largojmë!

Aq e bukur sa është, kuzhina është edhe vendi më ftues për bakteret. Rreziqet e dukshme si zjarri, janë të kontrollueshëm, prandaj duhet të mbrohemi nga ato të padukshmet që ju thamë më sipër. Për këtë, rregullat janë disa:

1. Duhet të lajmë gjithmonë duart sepse mikrobet shfaqen e rishfaqen në çdo çast.

2. Duhet të pastrojmë vazhdimisht enët me të cilat grijmë ushqimin apo ato në të cilat mbetet gjithmonë diçka ‘e fshehur’. Në cepat e tyre ngelen mikroorganizma që zhvillojnë mykun.

3. Në rastet kur pastroni vetë peshkun në shtëpi, pastrojeni menjëherë lavamanin apo vendin ku e keni larë. Mbulojeni dhe futeni sa më shpejtë në frigorifer.

4. Pastrojini gjithnjë perimet përpara se t’i fusni në frigorifer.

5. Ushqimin që ruani në frigorifer, vendoseni gjithmonë në enë të mbyllura.

6. Mikrobet zhvillohen më shpejt në temperaturë ambient apo të ngrohtë prandaj futja e shpejtë në frigorifer është gjithmonë zgjidhje e mirë.
Pas këtyre që ju thamë, e kuptoni vetë që restorantet nuk janë zgjidhje edhe aq e zgjuar!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]