fbpx

Disa truke të thjeshta si të kujdeseni për lulet në periudhën më të nxehtë të vitit

nga Revista Kosovarja

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të jenë problem edhe për bimët apo lulet, që mund t’i vuajnë këto kushte ‘ekstreme’ atmosferike, nëse kujdesi që nuk tregojmë ndaj tyre nuk është i duhuri.

Më poshtë do të japë disa këshilla, si të kujdeseni për lulet e bimët që mbani në ambientet e shtëpisë apo në ballkon.

Kujdesuni për gjethet. Gjatë periudhës së nxehtë, bimët e ambienteve të brendshme kërkojnë që kohë pas kohe t’i spërkatni me ujë. Me këtë rast, duhet pasur kujdes që të mos përfshihen lulet.

Largoni lulet e vyshkura. Rregullisht largoni lulet e vyshkura, jo vetëm për faktin se nuk duken bukur por edhe se në këtë mënyrë nxitet çelja e atyre të rejave.

Kini kujdes lagështinë
Duke menduar se është shumë vapë, mund të gaboni me sasinë e ujit që u hidhni luleve. Në rast se bimët vazhdimisht qëndrojnë me dhe të lagësht, herët apo vonë rrënjët fillojnë të kalben. Ujitini nga pak dhe thjesht sigurohuni që pjata e vazos të jetë me ujë në mënyrë që rrënjët ta thithin vetë nga pak gradualisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]