Dj Pm është sqaruar për përgjigjen e dhënë mbrëmë gjatë lojës.
Ndonëse ka hyrë të premten si banor i ri në shtëpi, por menjëherë filloi të marrë vëmendje për shënjestrimin ndaj Sarës.
Dj Pm në klipin e tij prezantues ka thënë se do të rrijë më shumë me Sarën që ta ketë mundësinë edhe ajo të hapet më shumë në muhabet.
Por dje gjatë lojës që kanë zhvilluar Dj Pm ka befasuar me përgjigjen i cili tha se do lidhej me Sarën për lojë.
Ndërkohë duke biseduar me Fifin ai ka treguar se e pëlqen Sarën, por jo ashtu një pëlqim si dashuri që mos t’keqkuptohet pastaj, por nuk e mohoi mundësinë se nëse përshtaten mund ta vazhdojnë njohjen edhe jashtë.