fbpx

Djali i Cimes tregon anënë e panjohur të humoristit

nga Revista Kosovarja

A do tiu merrte mendja nëse do t’u thoshim se humoristi Rasim Thaçi-Cim ishte një karakter tejet serioz në jetën e përditshme?

Duke marrë parasysh veprimtarinë e tij artistike dhe zhanrin të cilin e ka kultivuar, e vështirë që Cima të paramendohet si natyrë serioze.

Por, ja që në jetën private dhe në familje, ai ishte vërtet i tillë dhe këtë e thotë djali i Cimes.

Artan Thaçi, ka folur në “Divers” për babain e ndjerë, duke treguar tiparet e tij.

“Babi në krahasim me profesionin, me humorin, sa i përket anës private ka qenë një tip puthuesje krejt tjetër. Kur them krejt tjetër, them se ka qenë një person shumë serioz”, thotë i biri i humoristit të ndjerë.


Ikja e Cimes nga kjo botë si pasojë i infektimit me Covid 19-të, ka lënë të pikëlluar familjen, miqtë dhe fansat e shumtë të tij.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]