fbpx

Djali i Fatmir Limajt: Ndërkohë vlerat e UÇK-së po i mbron Urani, më kujtohet lufta heroike e tij në Counter Strike

nga Revista Kosovarja

Durim Limaj djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt ka ironizuar me sekretarin e PDK-së, Uran Ismaili.

Limaj ka shkruar se në Kosovë vlerat e luftës po i mbron Urani.

“Më kujtohet si sot, lufta heroike e tij në Counter Strike!”, është shprehur ai përmes një shkrimi në Facebook.

Reagimi i djalit të Fatmir Limajt, Durimit vije pas deklaratës së Uran Ismalit, i cili u shpreh se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për ta ruajtur identitetin, rrjedhimisht duke bëre me dije se një koalicion me Nismën nuk do të jetë i mundur.

“Fatmir Limaj ka qenë një kohë figurë e PDK-së, por rruga politike është ndarë herët nga ai me vullnet të plotë. PAN-i ka qenë një bashkim i forcave politike, që ne sot e konsiderojmë që nuk i ka kontribuar identitetit të PDK-së”, tha sekretari i PDK-së.

“Ne e kemi treguar përgjigjen e PDK-së që do të garojmë të vetëm në këto zgjedhje, në këtë garë politike dhe çfarëdolloj mundësie tjetër nuk është lënë e hapur, as nga ne dhe as nga Limaj. Nuk besoj që ka një mundësi të tillë”, ka thënë Ismaili në Rubikon, përcjell Insajderi.org

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]