fbpx

Djali i Isni Kilajt flet pas arrestimit të babait: 17 orë na i kanë rrëthu shtëpitë, më pas e arrestuan

nga Revista Kosovarja

Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në Hagë, është arrestuar ish- komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj nga Malisheva.

Blendi Kilaj, djali i ish-komandanti ka folur ekskluzivisht për “IndeksOnline”-n, ku ka dhënë detajet e para.

Kilaj tha se familja e tij është rrethuar në dy shtëpitë, në Prishtinë dhe në Malishevë, nga EULEX-i dhe Gjykata Speciale, ku brenda 17 orëve janë marrë në pyetje dhe nuk i është lejuar asnjë kontakt nga jashtë.

“Rreth orës 06:30 e mëngjesit, janë rrethuar të dy shtëpitë tona, në Prishtinë dhe në Malishevë, kanë ardhur trupat e ELUEX-it së bashku me trupat e Gjykatës Speciale ku jemi rrethuar dhe jemi marrë ne pyetje të gjithë”, tha ai.

Më tej, ai është shprehur se arrestimi i babait të tij ka ndodhur pa asnjë paralajmërim.

“Nuk ka pasur asnjë paralajmërim apo diçka të ngjashme, gjithë ditën kemi qenë të rrethuar dhe në fund në mbrëmje rreth orës 23:30 deri 00:00, e kanë arrestuar babanë dhe nuk ka pasur diçka më shumë një informatë shtesë. Deri tani nuk jemi njoftuar nga një person zyrtar i EULEX-it apo Gjykatës Speciale”, u shpreh ai për “IndeksOnline”.

“Kanë kërkuar ndonjë provë të mundshme rreth luftës apo dëshmitarëve aktualë, por, nuk kanë pas mundësi të gjejnë ndonjë gjë pasi jemi të pastër në çdo aspekt”, theksoi Kilaj.

Ai bëri të ditur se vetëm telefonin dhe kompjuterin i ish-komandantit Kilaj është konfiskuar nga EULEX-i.

Kilaj, gjithashtu ka thënë së babai i tij, Isni Kilaj gjendet në zyrat e ELUEX-it dhe janë duke pritur për avokatin dhe proceset e radhës./IndeksOnline

Rrëfimin e tij të plotë e gjeni më poshtë:

https://www.facebook.com/watch/?v=701234715256931

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]