126
Durim Limaj, djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve në veriun e vendit.
Ai tha se sa herë që Kosova ka nevojë, ai dhe babai i tij do të jenë të gatshëm ta japin jetën.
“Sa herë ka nevojë ky vend, gjithmonë të gatshëm për të dhënë jetën për të, gjeneratë pas gjenerate”- tha ai.
Fatmir Limaj ka qenë njëri ndër eprorët e lartë të UÇK-së dhe kishte nofkën “Çeliku”.