fbpx

Djali i Vjosa Berishës jep lajmin e gëzushëm pas ndarjes nga jeta të nënës së tij

nga Revista Kosovarja

Producentja Vjosa Berisha, humbi betejën e gjatë me sëmundjen e rëndë më 23 qershor të këtij viti duke i lënë një boshllëk artit dhe kulturës shqiptare.

Ajo la pas partnerin e saj regjisorin e njohur, Fatos Berisha dhe djalin e tyre Lekë, por veç tyre edhe shumë projekte që mbushnin jetën e saj dhe të qytetarëve. Mes tyre edhe “PriFest” i cili këtë vit ishte planifikuar të mbahej mes data 26-31 korrik.

Por, djali i saj ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm se “PriFest”- Festival Ndërkombëtar i Filmit nuk do të anulohet dhe edicioni i 14 do ti dedikohet pikërisht ish-drejtoreshës, Vjosa Berisha.

Festivali do të mbahet me 20-25 shtator 2022 dhe slogani i ri është: FOR HER (PËR TË).

Festivali shërben si platformë promovimi për krijuesit e rinj të filmit, përmes programit ‘PriFORUM’, i cili i mundëson krijimin e lidhjeve mes kinematografëve aspirues me ekspertë të fushës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lekë F. Berisha (@leke.f.berisha)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]