Temperatura është e rëndësishme, por edhe një shtesë ka rëndësi! Dr. Judin Harry, e cila tashmë ka zbuluar këshillat e saj kundër stresit, thotë se ajo e pi këtë çaj në vend të kafesë.
“Unë e filloj çdo mëngjes me çaj jeshil me limon. Shumica as që e dinë që përmban edhe kafeinë, pra edhe do t’ju zgjojë, por doza është më e ulët se në kafe, dhe nuk do të jeni nervozë. Është plot me antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin, qetësojnë inflamacionin dhe rrisin djegien e dhjamit”, thotë dr. Harry.
Çaji jeshil gjithashtu ka një efekt qetësues, është i mirë nëse jeni duke bërë ndonjë punë stresuese. Ju do ta filloni mëngjesin zgjuar dhe të përqendruar, por edhe qetë.
Lëreni çajin jeshil të ftohet para se të shtoni limonin, i cili do të rrisë thithjen e polifenoleve dhe do t’ju japë efektet maksimale të dobishme të çajit.
Limoni nuk duhet të shtohet kurrë ndërsa çaji është akoma i nxehtë, sepse në një temperaturë prej rreth shtatëdhjetë gradë Celsius, ai humb pjesën më të madhe të vitaminës C.