fbpx

Do të shkriheni së qeshuri nga kjo video e “Ferma Vip”, fermerët ruajnë dhinë të lindë: “I doli këmba”

nga Revista Kosovarja

Fermerët janë hasur me sfidat nga Agai. Të panikosur për lindjen e dhisë në “Ferma Vip”, konkurrentët të ndarë në grupe me nga dy persona presin në vathë. Por, një këmbanë alarmi i rremë i dhënë nga Renisi, ka “pushtuar” fermën.

Fermerët kanë vrapuar të gjithë drejt vathës, ku kanë menduar se dhia po lindte.

Elsa Lila, ishte ajo që tha se kjo nuk ishte e vërtetë, duke u dhënë më shumë detaje fermerëve të tjerë mbi procesin e lindjes.

Por teksa ndodhe edhe Albano dhe Valeri në vathë, fermerët janë vënë në dilemë, nëse dhia ishte gati për të lindur apo jo.

Renisi vijon të këmbëngulë tek ideja e tij, se këmba e kecit doli, madje për ta përvetësuar më shumë mendimin e tij ai tha se këmbën e kishte ngjyrë gri në të bardhë.

Kjo ka future në mendime edhe fermerët që ndodheshin aty, teksa Valeri mundohet t’i japë të drejtë Renisit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]