fbpx

Doarsa Kica ka një pyetje për sot

nga Revista Kosovarja

Sot u shënua 31- vjetori i Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Ishte 2 Korriku i vitit 1990 kur u shpall Deklarata, vit ky që lindi dhe deputetja, tashmë e njohura dhe e zëshmja e Kuvendit të Kosovës Doarsa Kica Xhelili.

Pikërisht sot, Doarsën e kaplon një ndjenjë që nuk mban në mend ta ketë pasur më parë.

Ndjenjë kjo, që dhe e shtyti të shkruajë në instagramin e saj këto fjalë bashkë me një pyetje. /Kosovarja/

Cila është kjo, lexoni postimin e saj të plotë:

“2 korrik, 1990
Gurthemelet e lirisë gjithmonë janë paraprirë nga guximi për ndryshim, e ndryshimet e tilla rrënjësore gjithmonë kanë hasur në forca kundërshtuese.
Populli ynë njihet pikërisht për rezistencën e pakusht karshi çdo tentative për rrezikimin e sovranitetit të atdheut tonë, e cenimit të fjalës së lirë e demokratike.
Sot, në këtë seancë të veçantë me rastin e 31 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, më kaploi një modesti (të mos e quaj vogëlsi) që se mbaj mend ta kem ndjerë më parë. A jam (jemi) e denjë unë sot, përfaqësuese e popullit, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të shërbej në lartësinë e idealeve të delegatëve guximtarë të vitit 1990? Pikërisht 1990 – vitit kur linda unë.

A jemi duke e rirrënjosur po atë ideal, po atë përkushtim për t’i bërë gurthemelet e këtij shteti të pacenueshme?

Atë synim kam. Atë ideal mundohem ta ushqej. Atë ndjenjë të përkushtimit mundohem ta reflektoj në çdo fjalë e vepër, e vetëdijshme për sakrificën e prijësve të ndryshimeve në emër të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. E vetëdijshme për besimin e secilit qytetar që na votoi, e edhe secilit qytetar që nuk na votoi por që ua kemi borxh drejtësinë kolektive.

Kjo përulësi që ndjeva sot, e paralelisht kjo krenari e pasurive intelektuale që vendi ynë ka pasur dhe vazhdon të ketë, uroj të më shërbej si reflektim i përgjegjësisë që kam si përfaqësuese e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Doarsa Kica Xhelili (@doarsa.kica)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]