fbpx

Doarsa Kica: Ky është fillimi i ringritjes sonë

nga Revista Kosovarja

Doarsa Kica i është drejtuar qytetarëve të vendit dhe përkrahësve të LDK-së, tek edhe ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së në këtë proces zgjedhor

Postimi i plotë:
Shumë i dashur mbështetës dhe votues i LDK-së,
Për ty kam vetëm mirënjohje e përulje.
Ti, je fituesi absolut moral e shpirtëror i këtyre zgjedhjeve!
LDK sot është partia me rritjen më të madhe në vend, teksa presim dhe rezultatet e mërgatës për një rezultat përfundimtar. Nga 10-11% sa kishte LDK në 2021 (duke mos e llogaritur partnerin e koalicionit), sot, pa mërgatë, jemi 18%.
A është rezultati që pritëm? Jo!
A punuam fort, mbarë e dinjitetshëm? Po!
A dhamë gjithë çka kishim? Besoj që po!
Gjithmonë ka hapësirë për reflektim – gjithmonë vend për t’u përmirësuar, por mbani mend – ju e rikthyet LDK-në! Ju e fuqizuat atë që tjerët e panë “të mbytur”. Ju ishit krenaria e një fushate sa të bukur, aq të fuqishme. Sa të pastër, aq fisnike! Sa shpresëdhënëse, aq demokratike!
Andaj sot, TI mbështetës e votues i yni, kokën dhe dy gishta lart. Ti mban epitetin e maturisë, dinjitetit, dhe dashurisë për Kosovën.
TI je mburrja ime sot!
Nga këtu, ne shkojmë lart e më lart.
Ky, është fillimi i ringritjes sonë!
Për këtë, nga sot, nuk do të ndalemi!
Në shërbim të asaj që gjendet e gdhendur në themelet tona, në shërbim të Republikës!
Nga këtu, LDK, me këmbë të djathtë, do të rikthehet ku e ka vendin! Gradualisht, sigurt, me maturi e integritet!
Pavarësisht të gjithave, do të ketë dritë në Kosovë!
Ju dua!
E juaja,
Doarsa

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]