fbpx

Doarsa Kica : Sedra e Ministrit Murati qenka më me rëndësi se ligjshmëria e vendimeve të tij

nga Revista Kosovarja

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili po e quan ping-pong ligjor iniciativën e ministrisë së Financave, që të ua falë qytetarëve borxhin e tatimit për pronë në vlerë prej 100 euro.

Ajo shprehet se pushteti tash po kërkon të “zbatojmë ligje inekzistente me parashikim të votimit të tyre në të ardhmen”.

“Ministria e Financave thotë që do ta sjell në Kuvend amandamentin që i lejon Komunat të falin borxhin e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro, ndërkaq me iniciativë të LVV, në Komunën e Prizrenit qenka votuar mocioni për faljen prej 100 Eurosh që më pas i shkoi Qeverisë si rekomandim”, shkroi ajo në Facebook.

‘Ajo që paskan thënë, qenka: Po duam t’i kërkojmë Ministrit të inicoj ndryshimin ligjor që na lejon si Komunë faljen e borxhit përmes ndryshimeve ligjore. POR.. Ministri e ka tanimë mundësinë ekzistuese ligjore që vet ta bëj këtë! Ai ka pasur mundësi ligjore që zbatimin e këtij ligji ta shtyej për vitin 2024, në përputhje me Nenin 18, paragrafi 1 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Pse nuk ia kërkuat atë që mund të bëhet menjëherë, nëse qenka aq e rëndësishme?”, pyeti ligjvënësja opozitare.

“Tash, si shkon puna? Do të prisni derisa të hyj në fuqi ligji në të ardhmen dhe më pas të filloni zbatimin e mocioneve të së kaluarës, apo keni autorizime të gjithëpushtetshme që iu lejon të zbatoni në praktikë ligje me “besimin” që do të hyjnë në fuqi ndonjëherë? E gjithë kjo, pse? Që të amnistohen gabimet ligjore të Ministrisë së Financave sepse sedra e Ministrit qenka më me rëndësi se ligjshmëria e vendimeve të tij?”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]