Deputetja e LDK-së, Doarsa Kicaj-Xhelili ka komentuar publikimin e bisedës mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe kriminelit Milan Radoiçiq.
Në audio-incizime, Kusari dëgjohet duke biseduar me Radoiçiqin dhe ish-deputetin Slavko Simiq.
Deputetja e LDK-së ka shkruar se Vetëvendosje koordinohet me Listën Serbe edhe për veteranët, pagën minimale, gjyqtarët e kushedi çka tjetër.
“Eh – me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo.Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen. Koordinohen me ta për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses e kushedi çka tjetër që nuk është incizuar”, ka shkruar deputetja Kicaj Xhelili.