fbpx

Dogana largon nga puna pesë zyrtarë dhe degradon dy të tjerë, kjo është arsyeja

nga Revista Kosovarja

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe se ka degraduar dy të tjerë për shkelje të kodit të etikës.

Në njoftimin e Doganës thuhet se hetimi identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime.

“Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në njoftim.

“Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent. Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]