fbpx

Dojna Mema kujton me mall babain e ndjerë

nga Revista Kosovarja

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema është bërë nostalgjike gjatë ditës së sotme. Ajo ka ndarë një foto me të atin e ndjerë nga koha e fëmijërisë, ku ai e mban në krahë.

Këtë imazh, Dojna e ka shoqëruar edhe me një dedikim shumë të ndjerë, me të cilin i ka përlotur të gjithë.

“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar moderatorja.

Kujtojmë që disa muaj më parë, ajo u bë nënë dhe solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Tashmë, Dojna i është përkushtuar vogëlushit duke u shkëputur për pak kohë nga ekrani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]