fbpx

Dokumenti i BE-së ku njoftohet se Spanja njeh pasaportën: S’do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës

nga Revista Kosovarja

Në dokumentin e Bashkimit Evropian ku njoftohet që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të shtetësisë së Kosovës.

E vendimi për njohjen e pasaportave të Kosovës është marrë nga 1 janari.

“Spanja njohu nga 1 janari 2014 pasaportat që lëshohen nga Republika e Kosovës. Ky ndryshim nuk përbën në asnjë mënyrë njohje zyrtare të Kosovës”, thuhet në këtë dokument.

Për njohjen e pasaportave nga Spanja ka njoftuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla.
Ndryshe Spanja ka qenë vendi i vetëm i Schengen zonës që ka refuzuar t’i lejojë qytetarët e Kosovës të futen në territorin e saj për shkak të mosnjohjes së pasaportës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]