fbpx

Doli për të blerë bukë në syfyr, qytetari nga Vitia gjobitet me 200 euro

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës vijon monitorimin e zbatimit të masave antiCOVID-19.Përmes raportit 24-orësh, PK njofton për qindra gjoba të shqiptuara brenda një dite, për qytetarët dhe bizneset që nuk i respektojnë masat kundër koronavirusit.Së fundmi u bënë virale dy gjoba të shqiptuara në Viti.

Një qytetar ka njoftuar se është gjobitur me 200 euro nga policia se shkeli orën policore kur në kohën e syfyrit kishe dal për të blerë bukë, njofton televizioni lokal Plus TV.

Gjithashtu edhe një tjetër qytetar nga Vitia ka njoftuar para disa ditëve se ishte gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro pasi që kishte dal për të blerë byrek.
Me masat e reja, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Kosovë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, duke vendosur orë policore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]