fbpx

Doni që qerpikët fallco t’ju zgjasin sa më shumë, ja pesë gjërat që duhet të dini

nga Revista Kosovarja

Vetullat janë kornizë e fytyrës, por mos të harrojmë se dhe qerpikët nuk janë më pak të rëndësishëm. Nëse këta të fundit nuk i keni të gjatë e të dendur, zgjidhja është e thjeshtë: mund të vendosni qerpikë fallco.

Por para se ta merrni një vendim të tillë duhet të dini 5 gjëra !

Eyelash Extension 2
Nuk duhet t’i lani sytë për 24 orë
Duhet të përdorni vetëm ujë të vakët.
Uji tepër i nxehtë nuk është i mirë për lëkurën tuaj në përgjithësi, por nëse keni qerpikë fallco, duhet të mendoheni dy herë para se t’i drejtni fytyrën ujit të nxehtë tek laheni në dush, sepse mund të ndodhë që të shkrijë ngjitësi i qerpikëve.

Mos përdorni produkte me bazë vajore.
Nuk keni kaluar dy orë në një qëndër estetike, për t’i patur qerpikët vetëm për 24 orë, ndaj kujdesuni për to që të zgjasin disa javë. Produktet me bazë vajore mund të shpërbëjnë ngjitësin.
Nëse i lyeni me rimel, duhet të zgjidhni një të thjeshtë dhe jo me formulë kundra ujit.

Eyelash Extension 4

Nuk keni nevojë për kthyesin e qerpikëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]