Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka reaguar ashpër ndaj deklarimit së ish-ministrit të Jashtëm Skender Hyseni i cili tha se qasja e presidentes Vjosa Osmani ndaj Josep Borrell ngjason me deklaratat e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe të Sllobodan Millosheviqit.
“Ja fytyra e vërtetë e personazheve më të gërditshme të historisë së re të Kosovës, e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën”, shkruan Gërvalla, para se ta mallkoj Hysenin.
“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.
Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, ka shkruar kryediplomatja.
https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10221423894083742