201
Duke qenë se në qendër të vëmendjes në lajme është gjendja agresive që po ndodhë mes Rusis dhe Ukrainës, reagimet janë të shumta.
Në mesin e tyre edhe artistë e deputet të ndryshëm, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ka reaguar përmes një InstStory, deputetja Donika Kadaj Bujupi.
“Lufta do të mbarojë. Udhëheqësit do të shtrëngojnë duart. Nënokja plakë pret me sytë nga dera të birin e martirizuar. Gruaja digjet malli për burrin. Fëmijët presin babin e tyre hero. Nuk e di kush ma shiti atëdheun. Por e pash kush e pagoi çmimin”.