fbpx

Donjeta Sadiku do të jetë garuesja e parë nga Kosova në Lojërat Olimpike

nga Revista Kosovarja

Të premten mbrëma edhe zyrtarisht kanë filluar Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Ceremonia hapëse u bë në një mënyrë të veçantë, me 10500 sportistët që kanë parakaluar me rreth 850 varka në lumin Sena.

Mes tyre ishin edhe ekipi olimpik i Kosovës, me Nora e Akil Gjakova që mbanin flamurin olimpik.

Pëveç tyre, Kosova do të përfaqësohet edhe nga Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Donjeta Sadiku, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq.

Garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Olimpike është boksierja Donjeta Sadiku.

Ajo sot do të përballet në raundin e parë me Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg, lufta e cila zhvillohet me fillim në ora 21:00.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]