258
Drake ka shokuar fansat me fotografitë e fundit.
Reperi i njohur kanadez ka kohë që është duke kaluar në disa faza testuese të stilit të tij, shkruan IndeksOnline.
Së pari, u bënë viral thonjtë e tij të lyer, ndërkaq tani, vëmendjen e morën flokët e tij.
Në disa fotografi të postuara në “Instagram Story”, Drake shfaqet me flokë të lidhur si “Pipi çorapëgjata”.
Me të publikuar fotografinë, fansat filluan të komentojnë se ai po ngjan me Holly-n, një karakter në filmin e animuar “The Polar Express”