153
Reperi Drake ka një portofol mbresëlënës të pasurive të paluajtshme. Shtëpia ndodhet në fund të një blloku në Beverly Hills.
Prona luksoze e reperit Drake, e cila dikur i përkiste Robbie Williams është me ofertë për dhënie me qera për 210 euro në muaj.
Shtëpia ka 2322 metra katrorë, e cila është e ndarë në dhjetë dhoma gjumi dhe një numër absurd banjosh: janë 22 të tilla.
Prona trekatëshe vjen me një ashensor, një bodrum vere, një dhomë lojrash, një palestër, një garazh me njëmbëdhjetë makina dhe pamje mbresëlënëse mbi qytet.