LUKSI DHE MBIJETESA
Kam pyetur nëse ekziston një komunitet për pensionerët, ku ata që kanë më shumë të ardhura ndihmojnë ata që mezi ia dalin. E dini çfarë? Më tronditi gjendja e tyre. Një pensioner, me atë pension të mjerë prej 120 eurosh, nuk ka as për të jetuar katër ditë. Ndërsa muaji e ka bishtin e gjatë. Llogaritë janë të thjeshta: 60 euro për barna, dhe gjithë të tjerat për ushqim dhe qira.
Nëse janë çift, të ardhurat dyfishohen, por a ia dalin? Standardet e jetës në Kosovë janë të barabarta me ato të Zvicrës. Është çmenduri se si çmimet për gjërat elementare janë rritur deri në qiell. Textilet? Janë ok. Njeriu mund të vishet edhe pa rroba luksoze.
Por çfarë do të bëjnë këta njerëz kur as për bukën e gojës nuk kanë?
Për qytetarin e thjeshtë , luks është bërë mbijetesa.
Në çdo vend ku hy pyes se kë duhet ta votoj. Të gjithë më përgjigjen: asnjërën parti, sepse të gjitha janë të njëjta. Sigurisht, ne bashkatdhetarët mendojmë ende për shtetin e Kosovës dhe kjo më bën të ndihem krenare, por edhe sa gjenerata do të vazhdojnë të mendojnë për këtë shtet që asgjë nuk ka merituar më shumë se sa respektin nga bijtë dhe bijat e këtij vendi?
Po ja që çdo vend prodhon edhe injorantë, pra nuk është kursyer as Kosova