fbpx

Dua Lipa e frikësuar se do të rrëzohet në sfilatë, Kim Kardashian dhe Nicole Kidman shihen duke e mbështetur

nga Revista Kosovarja

Yjet Kim Kardashian dhe Nicole Kidman ofruan ndihmë se do të ‘kapin’ Dua Lipën nëse ajo rrëzohej në pasarelë të Balenciaga të mërkurën gjatë Javës së Modës në Paris.

Treshja u pa duke biseduar në prapaskenë përpara se të tregonin aftësitë e tyre si modele dhe të dilnin në pasarelë për shfaqjen e bujshme të modës.

Një video e ëmbël shihet Dua teka thotë se shpresonte të mos ‘binte’ gjatë shfaqjes, duke bërë që Nicole dhe Kim të këmbëngulnin se do të ishin aty për ta ndihmuar.

Në klipin, të shpërndarë në llogarinë e Nicole në Instagram, këngëtarja Dua, 26 vjeç, tha: “Vetëm një këmbë para tjetrës dhe shpresoj të mos bie!”

Për të cilën Nicole u zotua me dashamirësi: ‘Po, do të të kap nëse e bën, të premtoj se do të vrapoj dhe do të të kap’.

Dhe ylli televiziv Kim u pajtua me akotren duke shtuar: ‘Edhe unë do të rrëzohem’.

Nicole më pas tha, ‘do të biem të gjithë’, përpara se Dua duke qeshur të shtonte: ‘Do ta bëjmë!’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman)


Secili nga yjet morën vëmendje teksa dolën në pistën e mbushur me yje të Balenciaga në Javën e Modës së Lartë në Paris.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]