fbpx

Dua Lipa merr vëmendje rrugëve të Londrës me stilin e saj

nga Revista Kosovarja

Ajo njihet më së shumti për këngët e saj hit dhe paraqitjet magjepsëse në tapetin e kuq.

Madje, edhe teksa bën punë dhe merr kohë për veten, Dua Lipa duket elegante pasi u fotografua duke ecur në qytetin e saj të Londrës të hënën në mëngjes.

E veshur me një xhaketë me vija të zeza me një palë xhinse po ashtu të ngjashme të gjera, ylli i muzikës pop nuk dukej edhe aq në humor të mirë.

Duke u fokusuar në shëtitjen nëpër rrugët e Londrës, Dua u përqendrua në telefonin e saj teksa shihej mjaft e zënë.

Ajo mbante syze dielli të zeza, të cilat përputheshin me flokët që i kishte lënë pas veshëve.

27-vjeçarja u shfaq pa grim, duke e lënë lëkurën e saj natyrale të merrte frymë, por që shtoi një ngjyrë rozë në buzët e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]