fbpx

Dua Lipa ndan momentet më të bukura për 50 vjetorin e së ëmës

nga Revista Kosovarja

Nëna e Dua Lipës, Anesa feston sot 50 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar disa momente të këndshme me mamanë e saj, duke filluar nga fëmijëria. Gëzuar ditëlindjen e 50-të nëna ime e mrekullueshme. Mbretëresha ime”, shkroi ajo.

Kujtojmë që Dua ishte verën e vitit që shkoi në Shqipëri me familjen dhe miqtë më të ngushtë. Ajo kaloi disa ditë pushimesh në jug të vendit. Autorja e shumë hiteve pritet që të vijë për Festivalin Synny Hill që do të mbahet së shpejti në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë, do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]