fbpx

Dua Lipa për koncertin në Tiranë: Rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, më 28 nëntor dhuroi spektakël në Shqipëri në Ditën e Flamurit, 110 vjetorin e Pavarësisë.

Artistja e njohur botërore mblodhi afro 200 mijë njerëz në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

27-vjeçarja performoj disa nga hitet më të njohura, derisa është paraqitur mjaftë joshëse në dukje.

Së fundmi, ajo ka postuaar imazhe të reja të shkëputura derisa ka bërë edhe një shkrim.

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë. Gjithçka që mund të them është një falënderim i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. Future Nostalgia përgjithmonë”, ka shkruar ajo. /Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/ClmCeGNOSLj/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]