fbpx

Dua Lipa: Po ndihem krenare që jam në shtëpinë time, në vendin tim

nga Revista Kosovarja

Nga sot (e enjte) ka nisur festivali “Sunny Hill” që do të mbahet përgjatë katër ditëve, deri më 7 gusht (e diel).

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nga mbrëmë ka arritur në Prishtinë dhe pritet të performojë sonte, pikërisht në natën e parë të festivalit.

Kur kanë mbetur edhe pak orë para ngjitës në skenë të yllit të muzikës, ajo ka mbajtur një konferencë për media.

26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performnaca e sotme.

“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin, ndjehem krenare që jam këtu, e kam patur vëmendje vetëm të performance, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, shumë po ndihem mirë që janë në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.

Kujtojmë që krahas Duas, yjet të tjera që do të performojnë në “Sunny Hill Festival” janë edhe J Balvin, Skepta, Diplo dhe Mahmood.

Ndërkohë, në festival do të performojë edhe një numër i madh i emrave të estradës shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]