fbpx

Dua Lipa “shtatzënë”? shfaqet me barkun e rrumbullakosur

nga Revista Kosovarja

Interpretuesja e shumë hiteve me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa imazhe dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të reklamës më të fundit për “Porsche”.

Në postimin e saj në Instagram, ajo ndau momente të paharrueshme nga ky projekt, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një skenë të veçantë dhe të papritur.

Në video, Dua shfaqet duke lëvizur me bark të fryrë dhe duke i befasuar të gjithë me dukjen sikur të ishte shtatzënë. Kur të tjerët e pyesin për këtë, ajo me humor përgjigjet, “Shumë tacos”, duke treguar se fryrja vinte nga ushqimi dhe jo nga diçka tjetër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]