fbpx

Dua Lipa uron nënën për ditëlindje: Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për neve

nga Revista Kosovarja

Sot feston ditëlindjen Anesa Lipa, nëna e këngëtares së mirënjohur, Dua Lipas.

Dua aktualisht është një nga këngëtaret më të famshme në botë dhe po shijon suksesin e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe tash e sa javë po qëndron në top listat botërore, shkruan “Kosovarja”.

Ylli nëderkombëtar shumë herë është shprehur se familja, sidomos prindërit Anesa dhe Dukagjini, kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj.

Këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruan të shtrenjtën e saj dhe për ta falenderuar publikisht për sakrificat e bëra.

“Nënë. Urime ditëlindjen. Anesa Lipa, ju jeni gruaja më e fuqishme që njoh me zemrën më të madhe. Vetëm duke të të parë, për personin që je, e mbushur me dashuri, kujdes e mirësi ndërsa unë jam rritur duke u bërë kjo që jam. Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për neve. Unë nuk do të isha kjo që jam pa ty! Të dua dhe shpresoj të kesh ditën më të mirë”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CQq1vG8sj-n/

Në këto imazhe të përbashkëta me nënën, Dua ka zgjedhur edhe disa nga fëmijëria e saj. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]