fbpx

“Dua të ndihem më shumë djalë sesa vajzë”, Billie Eilish bën deklaratën e çuditshme

nga Revista Kosovarja

Billie Eilish në një intervistë për BBC ka folur rreth ndjesive të saj të të ndjerit femërore apo mashkullore.

Ajo rrëfeu për fuqinë që ndjen qoftë edhe në një ditë që vishet dhe merr qëndrim prej djali.

“Jam e fuqishme kur ndihem mashkullore. Gjithashtu mund të gjej forcë kur ndihem grua. Është si një lloj balance e të dyjave bashkë.

Varet nga mënyra sesi eci, sesi qëndroj, rrobat e mia, bizhutë, edhe gishtat e mi… Përgjithësisht dua të ndihem më shumë djalë sesa vajzë. Ka raste kur mund ta arrij këtë. Pastaj ka raste kur ndihem mirë si vajzë. Si sot që kam veshur një bluzë elegante dhe bizhuteri”-tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]