fbpx

“Dukej që do bëhej e madhe!” Kledi flet për kohën kur ishte në klasë me Arbanën

nga Revista Kosovarja

Natën që nisi rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP”, Arbana zbuloi se ajo dhe Kledi njiheshin që të vegjël me njëri-tjetrin.

Pas daljes, Kledi sqaroi në një intervistë në “Top Albania Radio” se nga klasa e pestë deri ne të tetë kanë qenë në një klasë dhe në një bankë. Dhe sipas tij, Arbana ka qenë ajo që e ka zgjedhur që të jetë pjesë e kastit.

Ndërkohë, së fundmi në një intervistë në emisionin “Pikë” u ndal sërish në raportin me Arbanën. Ai rrëfeu se moderatorja ka qenë ndër më të zgjuarat në shkollë. Ndërsa më tej, modeli pranoi se ajo e ndihmonte edhe me mësimet.

“Nga klasa e pestë kemi qenë në klasë dhe dukej që do bëhej e madhe. Ishte shumë e zgjuar dhe dinte anglisht që në atë kohë shumë mirë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]