44
Koncerti i këngëtares Aurela Gaçe në Tiranë që do të mbahej mbrëmjen e sotme është anuluar dhe kjo për shkak të motit të keq.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aurela nëpërmjet një statusi, teksa shkruan se ajo dhe organizatorët janë kujdesur për një tjetër datë në të cilën mund ta mbajnë koncertin.
“Moti sot fatkeqësisht nuk na lejon të mbajmë koncertin e shumëpritur nga ne. Stafi nuk arrin dot as të montojë skenën e madhe, ndriçim, foni, vegla muzikore.. duket e pamundur”, shkruan Aurela.
View this post on Instagram