fbpx

Duket se Megi Pojanit ia ka pëlqyer dedikimi që Cllevio ia ka bërë në këngën e fundit

nga Revista Kosovarja

Kleviol Ahmeti, apo i njohur më mirë si Cllevio, është një nga emrat më të përfolur të momentit në estradën shqiptare.

E gjitha kjo pasi ai u përfshi në një përleshje me reperin e tjetër nga Shqipëria, Noizy.

Teksa Cllevio është prapa grilave, atij i ka rrjedhur në internet kënga e fundit e quajtur “Paridi”, ku përveç se përmend që ka problem me Noizyn, fundin e këngës ia kushton edhe Megi Pojanit dhe motrës së saj, Inas.

Duket se kjo gjë i ka pëlqyer bukuroshes nga Shqipëria, Megi, e cila ka publikuar një video në rrjete sociale, e cila teksa vallëzonte ka kërkuar edhe lirimin e Cllevios nga burgu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]