fbpx

Dy aksidente të rëndë në rrugën Podujevë-Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur sot në rrugën Podujevë – Prishtinë.

Njëri nga aksidentet ka ndodhur  saktësisht në Vranidoll. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura – njëra me targa të Kosovës dhe tjetra me targa të huaja.

Lajmine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe se të lënduarit janë dërguar në QKUK.

”Rreth orës 13:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës, deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Borovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]