fbpx

Dy ditë para koncertit, Capital T thumbon hapur Noizyn ‘’Po hap një kapitull të ri në mendjen e të tjerëve”

nga Revista Kosovarja

Me datën 14 gusht, do të mbahet koncerti i paralajmëruar nga Noizy, i titulluar “Alpha Show”.

Sipas reperit, ky koncert do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

Tashmë kur po afrohen ditët e koncertit, reperi kosovar, Capital T, është bërë nostalgjik për koncertin e tij të realizuar tre vite më parë në Tiranë.

Sipas Kapos ai mblodhi në shesh mbi 10 mijë njerëz dhe skena e koncertit të tij ka qenë ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan.

“Unë nuk i jap vetes merita apo kredite për të cilat si kam, thjesht po hap një kapitull të ri në mendjen e të tjerëve”, shkruhet në videon e publikuar nga reperi.

”Pothuajse 3 vjet që nga TIME CAPSULE më shumë se 10 mijë njerëz një nga skenat më të mëdha të ndertuara ndonjëherë në Ballkan, rripat rgb që shihni grupin ColdPlay dhe disa emra të mdhenjë botëror rreth 2 orë performancë plotësisht live me bend kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe një moment historik i madh në karrierën time gjithashtu një hap i madh për të gjithë industrinë muzikore të çdo zhanri” , është mbishkrimi i videos dhe të gjithë e morën si një thumb i hapur për Noizyn.

 

https://www.instagram.com/reel/ChFtsNUAyTA/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]